Dëshmitari i vrasjes së Azem Hajdarit qellon me armë policinë

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Llukaj të Tropojës, ku një i dyshuar ka qëlluar me armë në drejtim të policisë që ka shkuar për ta arrestuar.

Burime zyrtare pohojnë se bëhet fjalë për shtetasin Petrit Çakraj, i cili ka qenë një nga dëshmitarët e vrasjes së Azem Hajdarit.

Ndërsa uniformat blu kanë qenë në operacion në fshatin Llukaj për të arrestuar Çakraj, ai ka qëlluar me armë në drejtim të tyre, ndërkohë që edhe policia është kundërpërgjigjur.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, nga shkëmbimi i nuk ka persona të lënduar. Petrit Çakraj mësohet se është një person me precedentë të mëparshëm penal, pasi është dënuar për vjedhje me dhunë. Ndërkohë që sipas policisë, ai është një nga dëshmitarët e vrasjes së Azem Hajdarit.

SHKARKO APP