E veshur si nuse përcillet studentja e vrarë dje në Tiranë
Ariela Murati u përlesh me Aldison Belulajn para se ai të nxirrte nga brezi një pistoletë pa leje dhe ta qëllonte në kokë, duke e lënë të vdekur në vend.
21-vjeçarja, studente e Juridikut, ishte me të motrën dhe një vajzë tjetër dhe po shkonte në shtëpinë që kishte me qira pranë Universitetit të Mjekësisë, kur Belulaj, studenti i Infermierisë, u doli përpara. Por dy vajzat e tjera nuk mundën ta shpëtonin.
Një dëshmitar tjetër i tha Televizionit Klan se një shofer që kishte parë vajzën duke u konfliktuar me Aldison Belulajn kishte tentuar të ndërhynte, por kur kishte parë armën, ishte tërhequr.
Sipas hetuesve autori i krimit dhe viktima kanë përshkuar një distancë prej rreth 40-50 metra së bashku duke u konfliktuar dhe debatuar.
Sapo ka mbërritur pranë hyrjes së Universitetit të Mjekësisë, 23-vjeçari Belulaj ka nxjerrë armën. Ai vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.
“Kemi dëmtime të rrënjës së hundës, kemi dëmtime intrakraniale, ose të trurit. Është një zonë goxha e madhe hemorragjike, nga ana e djathtë ballore, por më e keqja është enjtja e gjithë trurit”, u shpreh mjeku.
Edhe pse në Reanimacion, oficerët e policisë kanë kryer procedurat për arrestimin e tij, me akuzën e vrasjes me paramendim. Për të hedhur dritë mbi motivet, hetuesit po vijojnë me marrjen e dëshmive të personave të tjerë që mund të kenë pasur dijeni mbi historinë e dy të rinjve, që kishin qenë në të njëjtën shkollë në gjimnaz, në Zharrëz të Fierit. Dëshmitë e deritanishme flasin se shkak i vrasjes është bërë refuzimi që Ariela i bëri kërkesës së 23-vjeçarit për t’u lidhur me të shkruan klantv.
Ariela Murataj, sudentja 21-vjeçare që u ekzekutua një ditë më parë në Tiranë është përcjell sot për në banesën e fundit. Familjarët e kishin veshur me fustan të bardhë nusërie.