Dëshmitari: Xhuvani dhe viktimat pinë dhe bënë shaka me njëri-tjetrin para masakrës

Madje, ata kanë qerasur njëri-tjetrin dhe kanë bërë shaka para se të ndodhte masakra.

Dëshmia është zbardhur është “GSH”.

Çfarë ndodhi mëngjesin e së martës në lokalin ku i pranishëm keni qenë edhe ju?

Unë kam qenë afër tavolinave ku qëndronin edhe personat që u vranë. Në tavolinë kanë qenë tre autorët dhe në dy tavolina të tjera qëndronin katër viktimat. Ndërsa, italiani bashkë me një person tjetër qëndronin në një tavolinë tjetër. Të gjithë këta persona unë i kisha parë edhe më parë në lokal, sepse kemi qenë klientë të rregullt në atë lokal ku luhet muzikë tallava.

Si nisi sherri mes dy palëve?

Deri nga ora 02:00 dukej çdo gjë në rregull, sepse unë pashë që herë pas here djali i deputetes Luiza Xhuvani afrohej te tavolina e Edison Jahos dhe viktimave të tjera, madje edhe qerasën njëri-tjetrin me pije. Pra, para se të ziheshin mes tyre, ata bënë shaka dhe pinë me njëri-tjetrin. Por, gjithçka nisi në momentin që njëri prej viktimave i kërkoi diçka Kostandin Xhuvanit. Këtu nisi gjithçka/

SHKARKO APP