Dëshmitarja: Mateo ka parë diçka, në vrasje është e përfshirë edhe një femër
Vrasja makabër e 8-vjeçarit është shumë enigmatike. Një dëshmitare ka hedhur dyshime të forta mbi motivet e vrasjes nga 38-vjeçari Klodian Çalamani në fshatin Gracelli të Fierit.
Duke folur për emisionin ”Me Zemër të Hapur”, dëshmitarja tha se në këtë ngjarje është e përfshirë një femër. Ajo kërkoi që të merren shenjat e gishtave të të gjithë familjarëve pasi sipas saj, një person tjetër shumë i ngushtë është i përfshirë.
“Nuk është vetëm Klodiani në këtë mes, por edhe një femër. Tezja e Mateos ka telefonuar vetë një person para dy ditësh dhe ajo e di këtë. Pra të merren shenjat e gishtave, qoftë te nusja e xhaxhait qoftë edhe një person tjetër shumë i ngushtë. Për atë që ka bërë Klodiani ai duhet të varet. Por nëse do të ishte vrasës, ai do të kishte vrarë fëmijë me kohë. Ku e dinte nëna që vëllai ishte sëmurë, ku i dinte nëna këto biseda. Unë mendoj që Mateo ka parë diçka, ai donte të thoshte një sekret tek xhaxhi dhe tezja. Mateo është dëshmitar i një ngjarje”, ka thënë ajo.