Dëshmitë/ Zjarri në Tiranë, viktima e seksit femër. Banorët: S’dëgjuam të bërtitura, por pamë tymin, s’kishim ujë

Një zjarr i madh ka rënë një pallat në kryeqytet pranë zonës së “Freskut” dhe flitet për një viktimë.

Zjarri ka rënë afër Thesarit dhe repartit të RENEA-s, në një ashensor.

Nga të dhënat e siguruara nga zjarrfikësit bëhet e ditur se është gjetur një person i vdekur në ashensor, dyshohet një vajzë e re, e cila ishte karbonizuar tërësisht dhe nuk dihet identiteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, banorët e pallatit bëjnë me dije se vitkima ishte nënë e një fëmije të vogël, dhe po ashtu ishte banore e këtij pallati ku dhe ndodhi ngjarja tragjike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitë e banorëve

“Nuk dëgjuam të bërtitura por pamë tymin dhe flakët”. Kështu kanë thënë banorët e pallatit pranë zonës së “Freskut” në Tiranë ku ka humbur jetën një vajzë e re, ende e paidentifikuar.

Dëshmitë e tyre janë sjellë nga portali “BalkanWeb” përmes gazetarit Erjon Skëndaj, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes.

Ata kanë thënë se kanë ndjerë erën e tymi dhe kanë parë flakët që kishin përfshirë ashensorin në katin e katërt të pallatit.

Dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të vajit të ashensorit por mbeten ende dyshime. Banorët thanë se i hodhën ujë por nuk kishin ujë mjaftueshëm.

Zjarri ra sot rreth orës 10 në një pallat 8-katësh dhe në operacion për shuarjen e tij morën pjesë 3 zjarrfikëse si dhe forca të shumta policie. U bë edhe evakuimi i banorëve pasi rrezikonin për shkak të tymit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?