Dëshmon në polici personi që u rrëmbye tek Liqeni Artificial

Policia e Tiranës u vu në alarm mbrëmjen e kaluar për shkak të denoncimit të rrëmbimit të një personi pranë zonës së Liqenit Artificial në Tiranë.

Personi i identifikuar si Leonard Gavelli 43 vjeç nga Berati është vetëdorëzuar sot në mëngjes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Ai pritet të dëshmojë për ngjarjen. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i thanë dje policisë se ishin 4 pengëmarrësit e armatosur që u larguan me një automjet tip BMW.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende janë të paqarta rrethant e ngjarjes, por mendohet se shkak për këtë janë bërë borxhet që viktima ka pasur ndaj këtyre personave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë kryeqytetin për të mundësuar kapjen e autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?