Dëshmon tek Krimet babai i Kaficës
Prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi i ka dërguar një ftesë për dëshmi babait të viktimës, Jani Kafica. Familja e ka mirëpritur ftesën nga prokuroria. Babai i viktimës pritet që nesër të paraqitet te Prokuroria e Krimeve të Rënda, për të dëshmuar në lidhje me atë që di për ngjarjen.
Familja Kacifas i dërgoi një letër prokurorit Seferi, ku kërkon rikthimin e trupit të djalit. Pasi të merret në pyetje, Jani Kafica do të marrë trupin e djalit të tij nga morgu i QSUT në Tiranë, për ta dërguar në fshatin Bularat ku do të bëhet varrimi i 35-vjeçarit.
Vrasja e minoritarit ekstremist grek solli tensione dhe deklarata të shumta mes dy vendeve në javën e fundit.
KOHA JONË SONDAZH

