Dështon darka, Rama nuk arrin të pajtohet me Blushin. Prapë “gjendje lufte” mes tyre

Ka dështuar përpjekja e kryeministrit Rama për tu pajtuar me deputetin socialist Ben Blushi. Darka që kishte thirrur tek deputeti tjetër socialist , Dash Peza nuk ka pasur sukses, ndonëse ishin thirrur miq të përbashkët të tyre si Bashkim Fino, Saimir Tahiri, Blendi Klosi dhe Vangjush Dako.

“Ke një qeveri të dështuar që është e paaftë të bëjë reforma”, – i ka thënë Blushi Ramës që në fillim.- Nuk ke ministra te afte! Por ka  ndeshur ne reagimin e forte te Rames se po reforma te forta qe i duhen Shqiperise, pavaresisht se mund te humbasim disi elektorat.

Biseda ka nisur me tone të ashpra çfarë ka bërë të mundur mbylljen e çdo shtegu për të arritur mirëkuptim pavarësisht këmbënguljes së Ramës. “Nuk më frymëzon më si lider”, – i ka thënë Blushi kryeministrit, ndërkohë që ky i fundit është shprehur se reformat po përfshijnë të gjithë sektorët. “Këto nuk janë reforma, por thjesht masa që në analizë të fundit nuk e ndryshojnë gjendjen”, -është përgjigjur Blushi.

Pavarësisht se biseda është para gotës së verës që në fillim është shoqëruar nga tone pasionante, çka i ka detyruar të tjerët të ndjekin në heshtje shumicën e kohës debatin. Sipas Blushit reforma në sektorin energjetik dhe ajo në arsim nuk kanë qenë të suksesshme. “Madje nëse në fund të vitit rritja ekonomike nuk shkon 5 për qind të GDP nuk do të të votoj më”, -i ka thënë me gjysëm humor në fund të bisedës Blushi Ramës. 

Por perhere debatet mes ketyre dy figurave te PS, Rama e Blushi, perfundojne ne nje happy weekend dhe ne fillim jave ndizet prape debati mes tyre. Sikur nuk rrijne pa "u krujtur" me njeri tjetrin ! Ndonese te dy edhe nuk rrijne dot pa tjetrin. Por kete rradhe ka nje zgjidhje per Ramen, ose Blushin ne Qeveri dhe te kete qetesi ose me dy fronte perballe mbetet e veshtire: me Saliun perballe  dhe Blushin nga brenda , "zjarri" nuk ndalon! Por Blushi ka nje gje; don forcimin e socialisteve, kurse Berisha shakterrimin e tyre.

SHKARKO APP