Dështon protesta kundër pjesëmarrjes së Bregoviç në Festën e Birrës, në tubim vetëm Gjuzi e Jenisheni

Qytetarët e Korçës nuk i janë përgjigjur thirrjes për të protestuar kundër koncertit të këngëtarit Goran Bregoviç në Festën e Birrës.  Siç mund të shihet nga kjo foto protesta ka rezultuar një dështim, pasi të vetmit pjesëmarrës janë organizatorët.

Në protestë mund të shihen vetëm 4 persona, mes të cilëve dy ish-deputetët Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri, të njohur për gafat dhe lapsuset në seancat e Kuvendit.

Në pankartën që mbajnë në duar Gjuzi dhe Jenisheri vihen re gabime, ku ngatërrohet emri i këngëtarit të njohur nga “Goran” në “Gregor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës”, shkruhet në pankartë. Qytetarët e Korçës duket se e shohin artin të ndarë nga politika, dhe e konsiderojnë eventin një ngjarje të bukur dhe argëtuese për jetën e qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?