Dështon seanca ndaj Shullazit, pritej pyetja e 4 dëshmitarëve

Ka dështuar sërish seanca ndaj Emiljano Shullazit.

Shkak është bërë mungesa e dy anëtarëve të turpit gjykues.

Seanca e radhës është lënë për më datë 18 korrik, ndërsa në seancën e sotme pritej dëshmia e katër dëshmitarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Midis dëshmitarëve të thirrur është edhe ish-kryeregjistruesi Ilirjan Muho.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokuroria e akuzon 39 vjeçarin Shullazi si  pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka gjobitur  tre bisnesmene  lvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku.

Gjithashtu ndaj 39 vjeçarit rëndon edhe një akuzë tjetër ajo e kërcënimit.

Sipas organit të akuzës Shullazi dhe grupi i tij kanë  kërcënuar për tu tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni si dhe ka kanosur për shkak të detyrës rektorin Dhori Kule.

Përveç Emiljano Shullazit nën gjykim do të jenë edhe shoku i tij Gilmando Dani, nipi Endrit Zela si edhe Blerim Shullazi e Endrit Qyqa.

Për episodet e tjera të gjobëvënies më e njohura ajo për kërcënimet edhe për ish- hotel Vollgën, prokuroria e mbyll dosjen ndaj tyre, pas një beteje të humbur të saj për dëshmitarin kryesor Ylvi Beqajn të cilin po e ruan sëbashku me familjen.

Megjithëse prokurorët tentuan ta siguronin dëshminë si provë përpara dërgimit të dosjes në gjykatë me argumentin së Ylvi Beqës i rrezikohej jeta kjo gje nuk u bë e mundur.

Kjo dëshmi tashme duhet të dëgjohet në seancë në gjyqin e themelit.

Vetëm ndaj Emiljano Shullazit prokuroria ka ngritur nëntë akuza që nga grupi i strukturuar kriminal, kryerje e veprave në kuadër të grupit, gjobëvënie në tre episode, shkatërrim prone me eksploziv në dy raste dhe kanosje për shkak të detyrës në dy raste.

Të pandehurit në gjykatë
1- Emiljani Shullazi,
2- Gilmando Dani,
3- Besmir Shullazi,
4- Endrit Qyqja,
5- Endrit Zela

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, të akuzuarit akuzohen për disa episode të ndryshme:

Nga hetimet rezulton se në periudhën 2014-2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja, dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ish-hotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

Në Janar 2016, të akuzuarit si grup i strukturuar kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Adriatik Kërçuku, i cili ishte pronar i një biznesi mjetesh lundrimi në Lushnje. Dy muaj pas kërcënimeve ndaj këtij shtetasi, konkretisht në Mars 2016, pjesëtarët e grupit, akuzohen se kanë vendosur dhe shpërthyer lëndë plasëse tritol në ambjentet e biznesit të të dëmtuarit Adriatik Kërçuku.

Në Shkurt 2016, të akuzuarit si grup kriminal kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Jani Zaka, i cili posedonte pronë në Tiranë. Të pandehurit akuzohen se i kanë vendosur lëndë shpërthyese tritol një garazhdi në pronësi të Jani Zaka, në shenjë kërcënimi për qëllime përfitimi të paligjshëm

Në Prill 2016, të pandehurit akuzohen se kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasit Dhori Kule dhe Mynyr Kone, pedagogë dhe drejtues në Universitetin e Tiranës, me qëllim që profesor Kone të largohej nga gara për Rektor në këtë universitet.

Akuzat 

Ata akuzohen për disa vepra penale, të kryera në periudhën 2014-2016, dhe, më konkretisht për:

  1. “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në dëm të shtetasve Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku
  2. Kanosje për shkak të detyrës, në dëm të shtetasve Mynyr Kone dhe Dhori Kule
  3. “Shkatërrim prone me eksploziv”, në dëm të pronës së shtetasve Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku
  4. “Grup i strukturuar kriminal”
  5. “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”

Shullazi ndodhet në qelitë e paraburgimit prej  17.04.2016.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?