Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:22 Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion? Ekuipazhet e avionëve të pasagjerëve trajnohen rregullisht edhe për situata që lidhen me kërcënime për bombë. Për raste të tilla ekzistojnë plane emergjence, të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Destabilizim në Malin e Zi? Ministri Hoxha i përgjigjet kryeministrit Spajiç: Shqipëria nuk bën pjesë në këto skenarë

Destabilizim në Malin e Zi? Ministri Hoxha i përgjigjet kryeministrit Spajiç: Shqipëria nuk bën pjesë në këto skenarë

Aktualitet
E premte, 28 Gusht 2026 15:34
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiç, për një veprimtari të koordinuar hibride që synon destabilizimin e vendit kanë shkaktuar reagim edhe në Tiranë.

Spajiç deklaroi se autoritetet malazeze disponojnë informacione operative për përfshirjen e zyrtarëve nga të paktën dy vende të rajonit në veprime që synojnë të dëmtojnë stabilitetin e Malit të Zi dhe të pengojnë avancimin e tij në procesin e integrimit evropian. Kryeministri nuk i bëri publike emrat e shteteve, por media malazeze “Vijesti” raportoi se bëhet fjalë për Shqipërinë dhe Serbinë.

Përballë këtyre raportimeve ka reaguar ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të Shqipërisë në veprime të tilla. Hoxha theksoi se ndaj Shqipërisë nuk është paraqitur asnjë akuzë zyrtare, por nënvizoi se Tirana nuk mund të jetë pjesë e një skenari që synon destabilizimin e një vendi fqinj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në BE, dhe as askund tjetër”, deklaroi ministri Hoxha.

Reagimi i plotë nga ministri Hoxha

Raportimet e mediave janë pjesë e debatit publik. Ne i lexojmë dhe i analizojmë me vëmendjen e duhur, por i marrim me rezervën e nevojshme, aq më tepër kur përmbajnë interpretime të ndryshme apo kontradiktore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe pse nuk ka asnjë akuzë të formuluar zyrtarisht ndaj #Shqipërisë, dua të theksoj fort dhe qartë se Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues, as në Malin e Zi, një vend fqinj, mik, partner dhe aleat në #NATO, me të cilin ndajmë të njëjtin projekt të anëtarësimit në #BE, dhe as askund tjetër.

Shqipëria dallon sepse bën pikërisht të kundërtën: investon çdo ditë në bashkëpunimin, mirëkuptimin, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe në bashkëpunimin më të gjerë evropian e euroatlantik.

Hamendësimet, interpretimet mediatike apo debatet e brendshme politike të një vendi fqinj nuk mund dhe nuk duhet të prodhojnë artificialisht probleme mes dy vendeve tona. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në të gjitha nivelet, dhe këtë kam bërë edhe në këtë rast, në komunikimet që kam pasur me ZvKM dhe MPJ, Ibrahimović, si dhe me ZvKM, Nik Gjeloshaj.

Mund t'ju interesojë

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Tani
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 33 minutash
Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Para 6 orësh

Kjo duhet mbajtur parasysh edhe këtu tek ne. Aktorët e ndryshëm, përfshirë ata politikë, janë të mirëpritur të marrin nga MEPJ çdo informacion të nevojshëm për të shmangur debate të panevojshme dhe, mbi të gjitha, për të mos lejuar që politika e jashtme e vendit të kthehet në objekt apo instrument të debateve dhe qasjeve partiake të brendshme.

Politika e jashtme kërkon gjithnjë qetësi, maturi dhe përgjegjësi.

Pretendimet për veprimtari hibride në Mal të Zi, Bardhi sfidon qeverinë: Përgënjeshtrojini ose sqaroni situatën

Etiketat e lidhura

Ferit HoxhaMali i Zi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Tani

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 19 minutash

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4
Para 33 minutash

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë
Para 42 minutash

Papa Leo i kërkon Mileit të Argjentinës të vendosë popullin para ekonomisë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 7 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 14 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 16 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Vajza me shami si heroinë në Protestë!
Para 21 orësh

Vajza me shami si heroinë në Protestë!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.