Detaje nga dosja e SPAK-ut, një deputete e PS-së nën hetim

SPAK-ut në njoftimin zyrtar për arrestimin e Erion Veliajt dhe jo vetëm, tha se po kryen hetime paraprake ndaj një deputeteje, si person i dyshuar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Mësohet se bëhet fjalë për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka.

”Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases K.B. Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim K.B. ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?