Detaje nga plagosja te Ish-Ekspozita. Andi Mustafaraj, mik i ngushtë Elton Çiços

Detaje të reja zbulohen nga plagosja e 29-vjeçarit tek ish-Ekspozita, afër gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Dyshimet e para të forta, hedhin dritë se plagosja që të riut Andi Mustafaraj ka lidhje me një tjetër vrasje të bujshme në kryeqytet, atë të Elton Çiços.

Po sipas saj, ka dyshime të forta që Mustafaraj të jetë mik i Elton Çiços, madje edhe atentati është i së njëjtës formë, në lokal në zonë të populluar. Ai ka qenë i ulur vetëm në verandën e një lokali në momentin që është qëlluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një person ende i paidentifikuar i është afruar dhe ka qëlluar tre herë me armë, dy prej plumbave e kanë prekur njëri në shpatull dhe tjetri në krahë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk ka ende informacione nëse Mustafarja kishte precedentë të mëparshëm penale, por dyshohet se ai ka qenë pjesë e bandës së Elton Çiços që e kanë pasuar aktivitetin e tyre në Tepelenë.

Elton Çiço u ekzekutua me plumb në kokë në lokal De Niro në qendër të Tiranës, teksa ishte në shoqërinë e një oficeri policie, një gazetari dhe një mjeku. Policia nuk ka mundur të arrestojë ende të dyshuarit ndaj të cilëve ka një urdhër-arrest të lëshuar nga Gjykata e Tiranës, Jani Aliaj dhe Renato Milloshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?