Detaje nga vrasja e dyfishtë në Lezhë! Konflikte të vjetra pronësie dyshohen si shkak i krimit
Kolë Murrani dhe Preng Simoni u gjetën të vrarë dje në një zonë malore në Lezhë.
Burime bëjnë me dije se shkak i vrasjes së dyfishtë mendohet të jenë konflikte të vjetra pronësie mes Kolë Murrani dhe një bashkëfshatari të tijë, ndërkohe që marrja në pyetje e të dyshuarve ka vijuar gjatë gjithë natës së mbrëmshme.
Provat e shumta të gjetura në vendngjarje si motorri i braktisur, një numer i madh gëzojash, tashmë i kanë dhënë një pistë grupit hetimor për zbardhjen e vrasjes së dy personave.
Burime bëjnë me dije se Kol Murrani disa vite më parë ka qenë i plagosur. TCH