Detaje nga vrasja në Elbasan
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Elbasan pas një sherri. Ngjarja ka ndodhur tek Stacioni i Trenit.
Raportohet se viktima Erjon Mihallari 39-vjeç, i cili është goditur me thikë pas një grindje.
Ai është transportuar drejt spitalit, por nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë rrugës për spital.
Gjithashtu, grupi hetimor gjeti në vendin e ngjarjes edhe dy gëzhoja arme, që do të thotë se është qëlluar me armë zjarri.
Nuk dihen rrethanat e sakta, ndërsa policia vazhdon hetimet. Autori i ngjarjes është në kërkim, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
KOHA JONË SONDAZH

