FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Detaje nga vrasja në Laç, identifikohet autori i dyshuar i ngjarjes, qëlloi me 7 plumba drejt viktimës

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e regjistruar mbrëmjen e kaluar në qytetin e Laçit, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ai është shtetasi E. Suti, i cili është shpallur menjëherë në kërkim.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima është ndjekur hap pas hapi. Ilir Lika sapo kishte parkuar automjetin e tij dhe kishte zbritur për t’u drejtuar drejt banesës, kur është përballur me autorin që po e priste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Viktima ka marrë të paktën 7 plumba në pjesë të ndryshme të trupit, të cilët i shkaktuan plagë të rënda dhe fatale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka ngritur disa pista për zbardhjen e motiveve të krimit, por ajo kryesorja ku po përqendrohen lidhet me konflikte të vjetra që viktima dyshohet se ka pasur jashtë shtetit.

Sipas Policisë, E. Suti ka precedentë të theksuar kriminalë, brenda dhe jashtë vendit. Ai rezulton i dënuar me pesë vite burg për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, ka precedent për armëmbajtje pa leje dhe është arrestuar më parë në Belgjikë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet autorësia e vrasjes së kryer mbrëmjen e djeshme, në Kurbin.

Identifikohet autori kryesor i dyshuar i krimit, një 40-vjeçar me precedent të theksuar kriminal, brenda dhe jashtë vendit.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Si rezultat i hetimeve intensive dhe profesionale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, i përbërë nga ekspertë të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë, menjëherë pas vrasjes me armë zjarri të shtetasit I. Gj., alias I. L., alias I. K., alias I. N., rreth orës 22:10 të datës 09.07.2026, në Kurbin, u bë i mundur identifikimi i autorit kryesor të dyshuar të këtij krimi.

Konkretisht, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi E. S., alias A. S., 40 vjeç, banues në Laç.

Nga verifikimet rezultoi se 40-vjeçari ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe ka precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, rezulton i arrestuar në Belgjikë për vjedhje.

Për kapjen e 40-vjeçarit, në ndihmë të Policisë vendore janë angazhuar edhe shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër. Kontrollet vijojnë intensivisht.

Ndërkaq, hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?