Fotot e viktimave në aksidentin tragjik në Sukth, tre vajzat po udhëtonin drejt Sarandës
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur sot në mëngjes në Sukth të Durrësit.
Greta Sherifi, Izabela Gega , Elona Xhuti ishin shoqe dhe sipas burimeve nga grupi hetimor ata do niseshin për një udhëtim në Sarandë. Ata ishin nisur nga Tirana dhe në Sukth janë përplasur me automjetin që drejtohej nga Dashnor Deliallisi nga Durrësi.
Gazetari i OraNews informon se drejtuesi i mjetit Dashnor Deliallisi, 36 vjeç ishte në kundravajtje dhe po udhëtonte me shpejtësi prej rreth 150 km/orë ndërsa vajzat me 100 km/orë
Ngjarja e rëndë u regjistrua ne afërsi të Sukthit rreth orës 4:15 minuta të 13 tetorit 2016.
Ne foto: Greta Sherifi dhe Isabela Gega

Ne foto: Elona Xhuti

Foto nga aksidenti tragjik

KOHA JONË SONDAZH

