Detaje të reja nga krimi në Kamëz, viktima u qëllua në kokë! U tentua edhe vrasja e shokut të tij
Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz, ngjarje për të cilën policia ka shpallur në kërkim dhe po kërkon shtetasin Sadik Llanaj.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 10 gëzhoja armë zjarri, çka tregon se autori ka qëlluar me breshëri në drejtim të viktimës. Nga këto të shtëna, 27-vjeçari Ardian Baloshi është prekur nga një plumb në kokë, goditje e cila rezultoi fatale për jetën e tij.
Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se shënjestër e këtij sulmi me armë nuk ka qenë vetëm 27-vjeçari. Autori i dyshuar ka gjurmuar dhe ka qëlluar me armë zjarri edhe në drejtim të shokut të Ardian Baloshit, i cili ndodhej me të në momentin e ngjarjes. Fatmirësisht, ky i fundit ka mundur t’u shpëtojë breshërive të plumbave pa pësuar lëndime.
Kujtojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për çdo informacion të saktë që çon në prangosjen e Sadik Llanajt. Ai konsiderohet person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe dyshohet se qarkullon i armatosur.
KOHA JONË SONDAZH

