Detaje të reja nga përfshirja e kryeinspektorit policor në trafik droge (foto)

 

Ministria e Brendshme ka konfirmuar arrestimin e nje efektivi të policisë të implikuar në trafik droge. Në njoftim thuhet se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka arrestuar në flagrancë, Kryeinspektor Hamëz Demushi, me detyrë punonjës i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr.6 në Tiranë. Ky punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë në kohë dhe vende të ndryshme ka trafikuar në drejtim të Kosovës lëndë narkotike të llojeve të ndryshme. Në banesën e Hamëz Demushit është gjetur dhe sekuestruar me cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 3.6 kg e dyshuar e llojit kokainë, dhe 0.5 kg  e dyshuar heroinë. Gjithashtu janë sekuestruar:

·         1 presë që shërbente për presimin e lëndës narkotike

·         2 kompjuterëLap-top;

·         6 telefonacelularë dhe mbi 30 karta SIM të kompanive celulare shqiptare dhe kosovare

 

·         Një sasi e madhe dokumentacioni, si akte shit-blerje apartamentesh dhe automjetesh, si dhe dokumenta të tjera të rëndësishme për hetimet.

Hetimet janë zhvilluar nga SHBA, në bashkëpunim me Task Forcën në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Prokurorinë për Krimet e Rënda, duke aplikuar metodat special të hetimit. Nga këto hetime rezultoi se punonjësi i policisë Hamëz Demushi, është pjesë e një grupi kriminal, që ushtronte aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike, të të gjitha llojeve e shtrirë kjo në Kosovë dhe Shqipëri. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi si dhe bashkëpunëtorëve të tij.

SHKARKO APP