Detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçarit shqiptar në Greqi, flet autori i arrestuar

Autori i dyshuar i vrasjes së 18 vjeçarit shqiptar pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimës.

U arrestuari sipas mediave greke, është shoku i viktimës, i pretendon se nuk kishte qëllim për ta vrarë atë. Pak para krimit, viktima dhe autori thuhet se kanë qenë në një kafene.

Ndoshta një arsye e përleshjes midis tyre ka qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isaj, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal, shkruan “Protothema”

Swiss Digital Desktop Reklama

Sidoqoftë, i riu i pafat nuk kishte pasur kurrë probleme me policinë. Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se një plumb që ka goditur në gjoks të ndjerin, i ka shpuar mushkërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se autori i ngjarjes, një 18 vjeçar ishte i armatosur dhe cilat ishin arsyet që qëlloi mbi të riun shqiptar.

I riu mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:00.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?