Detaje të reja/ U godit me qytë pistolete në ish-Bllok, 39 vjeçari në makinë me një grua shtatzënë

Janë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku rreth orës 15.15, një shtetas është goditur me qytën e armës nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas dinamikës së ngjarjes E. Xh, 39 vjeç, është goditur me qytën e pistoletës, por pa marrë lëndime serioze për jetën.

Ajo që është ende e paqartë është se 39 vjeçari është goditur në momentin që ishte në makinë, nga ku më pas ka dalë i tmerruar.

Në makinë me të në momentin e ngjarjes ka qenë edhe një grua shtatzënë.

Ndërkohë që shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit.

SHKARKO APP