
Landi nga “West Side Family”, ka komentuar hapur një nga temat më të përfolura të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania 5, konkretisht marrëdhënien mes Mirit dhe Selin. I ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqi, ai ndau mendimin e tij pa rezerva mbi këtë situatë. Kur u pyet se kush e nisi afrimin mes tyre, Landi u shpreh qartë se sipas tij ishte Selina ajo që hodhi hapin e parë.
Ai theksoi se ekziston një element i rëndësishëm që, sipas tij, publiku nuk e ka vënë mjaftueshëm në dukje gjatë zhvillimeve në shtëpi. Sipas Landit, ishte Selina që e kërkoi këtë afërsi, ndërsa Miri thjesht e pranoi situatën dhe e ‘luajti lojën’.
Sipas Landit, ata të dy kanë përfituar nga kjo histori, ndaj nuk i duket e drejtë që tani njëra palë të tërhiqet duke u paraqitur si e pafajshme, ndërsa tjetra të shihet si fajtore. Landi ka qenë në mbështetje të Mirit nga jashtë gjatë gjithë këtij edicioni.
