Detaje të rënda nga abuzimi seksual në Korçë, vajza regjistroi gjithë bisedën, i ati i kërkoi…

Detaje të reja zbardhen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq të Korçës, ku një 37-vjeçar ka abuzuar seksualisht me të bijën e tij 18 vjeçe.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se vajza jetonte me të ëmën te gjyshja në Korçë, pasi prindërit e saj ishin në prag divorci.

Burime i thanë gazetares Kodra se 18-vjeçarja ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkonte të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Ndërkohë, një ditë më parë ajo i është drejtuar policisë, duke denoncuar babanë e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Vloçisht.

SHKARKO APP