Detaje/ Tre banesa me qira në Vlorë, si i shpëtoi ndjekjes së policisë vrasësi i trefishtë (Foto)

 arr2 arr3 arr4 arr5

Katër vite më parë ai vrau tre persona të pafajshëm në një plazh privat në zonën e ‘Ujit të Ftohtë” dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, por jetonte qetësisht brenda qytetit të Vlorës dhe këtë e kishte menduar mirë, duke ndërruar shpeshherë banesat.

Policia e Vlorës njoftoi se shtetasi Delin Hajdaraj, 26 vjeç rrinte në banesën në katin e katërt, marrë me qira, të një pallati në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë. Policia dispononte informacion se ky shtetas strehohej edhe në 2 banesa të tjera me qira brenda në qytet. Të tre banesat, i mbante me qira që prej muajit Gusht të vitit 2016 dhe i përdorte për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë së Vlorës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hajdaraj u dënua me burg përjetë për vrasjen e Sokol Isufajt, 34 vjeç, Serdi Bajlozit, 17 vjeç dhe 53­vjeçares Diana Ademi,

Swiss Digital Mobile Reklama

Çfarë ju gjet në banesë
Pas ndërhyrjes dhe neutralizimit të personit nga Forcat Speciale Renea, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në zonën e “Plazhit të Vjetër” Vlorë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës
materiale:
– një armë zjarri të llojit Pistoletë TT,
– një silenciator,
– një krëhër të mbushur me fishekë,
– 37 copë fishekë në total, të kalibrit 7.62 mm,
– 2 aparatë celularë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?