Detaje tronditëse nga Covid-2, gazetari: Një pacient i 3-të tentoi të hidhej, u ndal në kohë nga mjekët! Nëse nuk merren masa…
Gazetari Erjon Skëndaj zbardh detaje të reja nga ngjarja tronditëse e ndodhur pak më parë te Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi, ku një tjetër pacient me koronavirus i dha fund jetës, duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit.
Gazetari Skëndaj tha në një lidhje telefonike për “News24” se edhe një tjetër pacient ka tentuar të hidhet nga lartësia e këtij spitali, por është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Ndërkohë, mësohet se mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë pacienti 65-vjeçar H. M.
“65-vjecari ka shkuar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është futur menjëherë në trajtim intensiv, ndonëse jo i intubuar. Ka pas dhe një tentativë tjetër, të një presoni që është ndaluar në kohë nga stafi mjekësor. Nëse nuk merren masa për një trajtim psikologjik të të sëmurëve mund të ketë edhe raste të tjera. Këta persona kanë nevojë për psikologë, për dikë që të dijë t’i qetësojë, t’iu japë shpresë se kjo sëmundje nuk është fatale.