Detaje tronditëse nga tragjedia në Kavajë. Burri mori me forcë gruan nga prindërit e saj, e lidhi në makinë dhe e dogji të gjallë

Zbardhen të tjera detaje të rënda nga krimi horror që tronditi këtë mesditë Kavajën dhe mbarë vendin. Raportohet se 48-vjeçari Bilbil Shirja ka qenë përdorues alkooli dhe ishte ndarë nga bashkëshortja e tij 45 vjeçe, Fëllënxa Shirja, prej dy muajsh.

Siç mëson gazetarja Haxhiaj nga vendngjarja, gruaja jetonte te prindërit e saj pas ndarjes, por ditën e sotme 48-vjeçari ka shkuar dhe e ka marrë gruan kundër dëshirës së saj.

Mësohet se Bilbil Shirja e ka lidhur gruan në makinë dhe pasi kanë ecur reth 10 kilometra, në pyllin e fshatit, i ka vënë flakën, duke e djegur të gjallë, dhe më pas është varur në një pemë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak i krimit tronditës mësohet se ka qenë xhelozia, pasi burri mendonte se 45-vjeçarja e tradhtonte. Ata ishin prindër të dy fëmijëve, 21 dhe 18 vjeç.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?