Detajet e aksidentit tragjik të shqiptarëve në Tivar

Autobusi me shqiptarë, që u aksidentua mbrëmë në Mal të Zi, mund të ketë dalë nga rruga për shkak se ajo ishte e ngushtë dhe në një moment shkëmbimi, njëra gomë ka rrëshqitur.Policia e Malit te Zi përcakton si shkak të aksidentit rrugën e ngushtë dhe terrenin e papërshtatshëm për t’u ndërruar dy automjete.

Kështu shkruajnë mediat malazeze.

31 persona u plagosën nga askidenti në Malin e Zi, ku një autobus me 57 shqiptarë doli nga rruga duke u rrëzuar dhe si pasojë mbeti e vdekur një 25- vjeçare, Orena Kuça.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 18:00, kur autobusi me 57 persona, i cili drejtohej nga Shkëlqim Cali, kishte shkuar për të festuar Krishtlindjen në Kroaci dhe po kthehej nga Dubrovniku drejt Tiranës.

Një nga udhëtarët që ndodhej në autobus rrëfen momentet e aksidentit. Ai shprehet se në atë moment shoferi i hapi rrugë një mjeti që donte të parakalonte dhe shoferi nuk kishte shumë faj.

“Shoferi donte të hapte krahun një makine që kishim nga prapa për parakalim. Jo se kishte shumë faj se nuk kishte çfarë të bënte shoferi, thjesht rrëshqiti goma e djathtë dhe mori saltro autobusi 2-3 herë”.

Pasagjeri tregon se autobusi nuk ishte me shpejtësi në ato momente.Në këtë rrugë ndodhin aksidente çdo ditë thonë banorët e zones.

“Këtu në këtë rrugë ndodhin aksidente çdo ditë, është shumë e ngushtë dhe është shumë e vështirë që dy automjete të kalojnë. Ne çdo ditë jetojmë me frikën e ndonjë aksidenti,” tha Samir Pelinkoviç.Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Presidenti Bujar Nishani.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dërguar këshilltarin e tij, Flamur Gashi në spitalin e Tivarit për t’u interesuar për situatën pranë të aksidentuarve. Presidenti i Republikës pati një bisedë në telefon me disa prej të lënduarve dhe u njoh me gjendjen e tyre. Presidenti shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella për viktimën e këtij aksidenti, i uron shërim sa më të shpejtë të gjithë të plagosurve si dhe shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen e Tij për autoritetet vendore dhe spitalore të Tivarit dhe Podgoricës për gadishmërinë dhe shërbimet e ofruara për qytetarët shqiptarë,” thuhet në një njoftim.

Të plagosur

1-Remzi Nurka

2- Jarina Radovani

3-Aleks Manoli

4-Jomida Deda

5-Arbër Taledhi

6-Jani Qendro

7- Ermal Dhembro

8-Nurina Kaca

9-Sheri Reka

10- Edona Mulla

11-Jymir Xatoksi

12-Eralda Meho

13-Durja Camaj

14-Ndue Camaj

15-Ariela Qendro

16-Kristofor Moviti

17-Sibela Feti

18-Klevik Paskani

19- Irena Nurka

20-Nesad Didrek

21-Kriselda Veis

22-Marika Hormoviti

23-Luljeta Camaj

24-Klavdie Ndreu

25-Iman Kaca

26-Leonora Ndreu

27-Neshat Ndreu

28-Edjon Kuca

29-Elisa Kuca

30-Enadije Kuca

31-Doruntina Kuca

(Express)

SHKARKO APP