Detajet e atentatit të djeshëm në Vlorë

Autori i vrasjes së dyfishtë në Vlorë iu afrua lokalit të Ilir Deromemajt me një makinë të zezë, në orën 22.05.

53 -vjeçari ishte ulur në një tavolinë në pjesën e jashtme të pikës së basteve sportive. Ai po bisedonte me miqtë e tij Dhimitër Çani e Krenar Runaj kur makina uli shpejtësinë dhe nga xhamat e saj një person nxorri një kallashnikov dhe nisi të qëllonte me breshëri.

Autori zbrazi të gjithë karikatorin dhe më pas u largua. Deromemaj mbeti i vrarë në vend së bashku me 60 vjeçarin Çani. Krenar Runaj mori disa plagë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia po heton një vrasje të kryer nga Deromemaj në vitin 1998, atë të Lame Gockajt. Dyshohet se Deromemaj është eksekutuar për hakmarrje. 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?