Detajet, Martinaj-shokëve: Ejani me armë në Bllok

Vrasja në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit, nuk ishte rastësi por e planifikuar. Prokuroria zbardh bisedat telefonike mes Ervis Martinaj dhe shokëve të tij. Pasi i dërgon mesazh Ervin Matës, të dashurit të Elvana Gjatës që e pret tek “Monopol”, Martinaj komunikon në ”Whats up” me pjesën tjetër të grupit ku i kërkon që të vijnë të armatosur në lokalin e Redi Popeskut.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar kur protagonistët e masakrës futen në lokal dhe dalin të plagosur.

Lidhur me hetimin e dinamikës dhe të përfshirëve në ngjarjen e 4 tetorit prokuroria shprehet se ende kërkon kohë për të verifikuar 4 telefona celularë të sekuestruar atë mbrëmje pasi janë të koduara dhe nga drejtoria e policisë Tiranë nuk mund të analizohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes tyre dy telefona IPhone, një Blacbary dhe një Nokia, për të cilat u është kërkuar ndihmë autoriteteve izraelite me letërporosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?