Detajet nga vrasja në Vlorë/ Autori zbriti nga mjeti me xhama të zinj dhe qëlloi me breshëri 31-vjeçarin, dyshohet për …

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 31-vjeçarit Taulant Gjika, në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se autori i krimit ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj dhe është drejtuar nga i riu, duke e qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Autori i ngjarjes ka qenë i maskuar, por siç raporton gazetari Mehmeti dyshohet se është identifikuar dhe shoqëruar nga policia.

Sa i përket të shkuarës së viktimës, gazetari Mehmeti thekson se ai nuk njihej dhe nuk ishte i identifikuar si një nga njerëzit e botës së krimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paraprakisht po hetohet për ndonjë përplasje të mundshme mes autorit dhe viktimës jashtë Shqipërisë, pasi 31-vjeçari Gjika ka jetuar jashtë dhe dyshohet se aty mund të ketë ndonjë bazë konflikti.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?