DETAJET/ Po festonin 1 vjetorin e martesës, si u qëlluan nga babai i vajzës çifti shqiptar në Australi

Çifti shqiptar, Lindita dhe Veton Musai po festonin përvjetorin e tyre të parë të martesës, kur u qëlluan me armë nga babai i vajzës. Sipas mediave të huaja, ata ndodheshin në shtëpinë e tyre, kur 55-vjeçari Osman Shaptafaj qëlloi me breshëri drejt tyre.

Për pasojë e bija vdiq në vend, ndërsa dhëndri ndërroi jetë në spital ditën e djeshme. Pasi ka qëlluar në drejtim të tyre, 55-vjeçari ka tentuar të vrasë edhe veten.

Sipas dëshmitarëve, babai i vajzës i kishte vënë armën në gjoks dhëndrit dhe më pas e ktheu nga vetja. Policia ka nisur hetimet, ndërsa mësohet se në momentin e ngjarjes së rëndë, në shtëpinë e çiftit ishin edhe anëtarë të tjerë të familjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lindita punonte në agjencinë e pronave të patundshme “Colliers International”, ndërsa Vetoni punonte në “National Australia Bank”. Ende nuk ka asnjë të dhënë për arsyet që çuan 55-vjeçarin drejt vrasjes së dyfishtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?