DETAJET/ Transportonin 174 kg drogë në Greqi, zbulohen emrat e 3 të arrestuarve

Portali “Balkanweb” siguron emrat e personave të arrestuar nga policia greke në kufirin greko-shqiptar si transportues të drogës që u gjet në makinën e Alket Dhrosos. Sipas policisë së Igumenicës, ata janë vëllezërit Izet dhe Albert Calameni, 30 dhe 28 vjeç, banorë të përkohshëm të Sarandës.

Izeti, i dënuar më parë nga Gjykata e Sarandës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror. Personi i tretë i arrestuar është Klodian Gjinaj, 32 vjeç. Ata janë thjesht transportues të çantave me drogë nga kufiri i gjelbër.

Në kërkim janë edhe tre të tjerë që ende nuk janë kapur pasi Alket Dhroso nga Saranda ka deklaruar se drogën e kanë kaluar nga mali 6 persona dhe ai ka shkuar e ka marrë me makinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia greke nisi një operacion të madh në kufi me Shqipërinë pas arrestimit të Dhrosos me 174 kg marijuanë, në rrugën rurale Filat-Igumenicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me urdhër të Drejtorit të Policisë së Igumenicës, Ilia Dodi janë ngritur pika kontrolli në kufi pranë fshatit Smerto pasi Dhroso ka deklaruar se drogën e ka marrë nga 6 shqiptarë të tjerë në kufirin e gjelbër. Pas dëshmisë së tij policia ka arritur në identifikimin dhe arrestimin e 3 të tjerëve.

droga-ne-sarande-1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?