Deti i tërheq varken me pedale dy të rinjve, rrezikojnë mbytjen

Dy të rinj, një djalë dhe një vajzë, rrezikuan të mbyteshin sot në ujërat e plazhit të Shëngjinit, teksa një stuhi e madhe përfshiu bregdetin.

Të rinjtë po lëviznin me një varkë me pedale, kur janë marrë dallgët e ujit si rezultat i detit të trazuar dhe erës së fortë gjatë pasdites.

Ka qenë ndërhyrja e policisë kufitare që ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre në breg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të rinjtë po lëviznin me thellësi në zonën e Kunës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja u raportua fillimisht nga një lexues i Ora News në imbox-in e fb të televizionit.

Mesazhi i mbërritur në redaksi

“prsh ora news ne kete mom po rrezikohet jeta e 2 djemve te rinj ne bregdetin e shengjinit . pasi nje stuhi kalimtare morri me vete 1 pedalone , dhe kto 2 quna u nisem ne drejtum te thellesisr per ta shpetuar varken , por tashme ato e kane te pamundur per tu kthyer kunder eres , kam lajmeruar edhe policine 129 per kte ngjarje . kjo ndoll pasi bregdeti i shengjinit eshte tejmbushur me pedalone te pa regjistruara apo te qertifikuara mafhe pa asnje dokimentacion . ky fenomen eshte nje burim aksidenti apo nje ngjarje te pa kendshme .ju lutemi te ngrini zerin per kte fenomen flm nga ana juaj”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?