“Deti” në Hagë, Pashaj: Kam më shumë besim te gjykata se teknikët shqiptarë

Koloneli i njohur Myslim Pashaj, që denoncoi marrëveshjen e ndarjes së kufirit detar Shqipëri-Greqi në vitin 2009, e cila më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese komentoi në një intervistë për Abcnews.al vendimin e ri të dy vendeve për t’iu drejtuar Hagës për të zgjidhur përfundimisht këtë çështje.

Ai u shpreh se vizita e ministrit të Jashtëm grek sot në Tiranë ishte me interes, por shton se nuk arrin që të kuptojë se përse u shkua kaq shpejt në Hagë, ndërsa dy vendet vijuan negociatat për dy vite.

Vizita e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Shqipëri pritej me interes. Por nuk e di se përse nuk u ezauruan të gjitha shkallët, pasi u negociua për më shumë se dy vite për çështjen e kufirit detar, por palët shkuan në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë që përballja nuk do të jetë më direkte mes palëve, por do të jetë gjykata e Hagës që do të vendosë, Pashaj pikën e dobët e shikon te grupi i teknikëve shqiptarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Domosdo më shumë besim kam te teknikët e gjykatës së Hagës, që bazohen te e drejta ndërkombëtare, sesa te teknikët që do të përbëjnë grupin shqiptar. Plus që një rol të rëndësishëm luan edhe avokati, por edhe lobimi. Duhet të mbrohet vendimi i gjykatës Kushtetuese që rrëzoi marrëveshjen me Greqinë në 2009” tha ai.

Por a do të kërkojë kjo shumë kohë? “Jo, puna është te njerëzit, teknikët dhe materiali që ata do të paraqesin. Një problem në vete për shembull është Gjiri i Sarandës.

Grupi që do të përfaqësojë Shqipërinë duhet të përbëhet nga njerëz shumë të aftë që e njohin çështjen, por duke parë atë që ka ndodhur nga viti 2009 dhe këtej në këto 11 vite nuk kam besim” tha ai.

I pyetur nëse është e nevojshme një ekspertizë nga një palë e tretë për të ndihmuar, ai e mohoi. “Fokusi duhet të jetë te teknikët dhe avokati që do të na përfaqësojë në Hagë, ku tashmë do të vendoset përfundimisht për detin” përfundoi ai.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendiase njoftuan sot vendimin që për zgjidhjen e çështjes së kufirit detar do i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

/Abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?