“Detyrim paraqitje” për shefin e Interpol-it

Gjykata e Tiranës ka vendosur detyrim paraqitje për Artan Bajraktarin, shefin e Interpol Tirana, dhe specialisten e këtij institucioni Loreta Alla, të cilët u ndaluan mesnatën e të hënës pasi akuzohet për fshehje të informacioneve të dërguara nga Belgjikë për ndalimin e Mark Frrokut. Avokati i Artan Bajraktarit tha se në veprimet e tij nuk ka asgjë të jashtë ligjshme. Avokati i Artan Bajraktarit tha: “Për mua ndalimi i oficerit të policisë Artan Bajraktari ishte një  veprim cinik, i pashpirt,  i pamencur dhe të gjitha këto që numërova shumëzohen me paligjshmërinë e kryer, i gjithë ky proces nga disa hallka policore. Jam shumë i lumtur që gjeti korrigjim të menjëhershëm gjykata, e besoi shumë në pafajësinë, integritetin dhe në  profesionalizmin e zotit Bajraktari. Nuk ka logjikë dhe nuk mund të ngrihet një proces penal  tillë dhe absolutisht ky nuk mund të ishte me një masë ekstreme e ndalimit dhe më pas e arrestimit. Nuk ka vepër penale të shpërdorimit kur nuk ka pasojë të ardhur, po të kishte pasojë të ardhur pse nuk do ishte korrigjuar ajo tek kanë kaluar 3 apo 4 ditë të tjera nga 2 ditë që e paskësh vonuar Bajraktari, sepse nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti të një shtetasi për qëllime ekstradimi kur ky shtetas gëzon shtetësi shqiptare”. Avokati tha po ashtu se Prokuroria ka paraqitur si provë e-maile te sistemi TIMS. “Prokuroria paraqiti si provë e-maile të sistemit, por jua them me sinqeritet; Ligji për marrëdhëniet me jashtë është i tejkaluar nga praktika pas 2010 ku i gjithë sistemi  i interpolit të kërkimit të shtetasve shqiptarë ose jo është kontatibël me TIMS dhe nuk ka oficerë të rëndomtë policie apo Prokurorë të rëndomtë shteti që të mos ketë akses dhe të mos marrë të dhëna nga ky sistem”.

SHKARKO APP