Dhërmiu, fshati që hesht në dimër

 

Dhërmiu ka humbur shkëlqimin e sezonit veror. Nga nje vend me pushime te hareshme dhe luksi, tani ne vjeshte eshte kthyer ne nje fshat i rendomte. Ne kete zone mungojne investimet per te mbajtur zonen atraktive jo vetem ne vere por gjate gjithe vitit. 
Eshte ende vjeshte, por Dhermiu ka heshtur  deri ne frikje. Fshati turistik nder me te vizituarit ne vend, eshte boshastisur. Punetoret, kryesisht nga veriu  jane banoret e kesaj zone. Per ta, jeta ketu, ne dimer eshte e veshtire, por admirojne  qetesine dhe bukurite e Dhermiut. Bukuria dhe luksi i kesaj zone ne stinen e veres, ka dhe anen tjeter te medaljes. Mungesa e vemendjes,  e investimeve, promocionet e mbajne larg atraksionit Dhermiun.  Zona e plazhit tashme s’ka lidhje lidhje kartolinat. Rrugetimi ne brendesi te fshatit me rreth 2 mije banore eshte i kendshem. Por sot ka pak te rinj.  Fshati popullohet kryesisht nga te moshouar.  Kohen e kalojne duke luajtur letra, apo duke vizituar njeri tjetrin.  Te rinjte kerkojne motiv per te jetuar ne kete vend. Mungon energjia, uji dhe ska pune.  Vetem rruga pjese e investimit te aksit nacional ne bregdet qe ne kohen e Kryeministrit Nano. Pjesa tjeter eshte krejt ndryshe.  Arkitektura e dikurshme e shtepive me gure e porta te harkuara eshte gjymtuar nga nderhyrjet e betonit. Dikur sokaqet e lagjeve ne brendesi te fshatit te gdhendura deshmojne mungesen disa vjecare te vemendjes. Tjegullat jane zhdukur. Kjo 76 vjecare eshte lindur dhe rritur ne Dhermi. Ajo e mban mend fshatin me shtepite e vogla me gure e tjegulla.  Ky eshte Dhermiu, dikur me peisazh, arkitekture, tradite e histori. Sot i braktisur. Asnje projekt per ta mbrojtur dhe zhvilluar.  Vendi i pushimeve verore, ne dimer nje fshat i rendomte shqiptar. (Abc News)  

 

SHKARKO APP