“Dhimbja po na shkatërron”, xhaxhai i Arjan Salës: Sot po qan vetëm një nënë e një baba, falënderojmë të gjithë për mbështetjen e pakursyer
Xhaxhai i Arjan Salës, të riut që humbi jetën në magazinën në Tiranë, e cila mori flakë, në një prononcim për mediat, deklaroi se sot po qan vetëm një nënë e një baba dhe jo shumë nëna e shumë baballarë, falë ndihmës së nipit të tij për personat e tjerë.
Ai tha se sot është dorëzuar për Salën titulli “Dëshmor i atdheut”, duke shtuar se ishte mënyra më e mirë që të lehtësonte dhimbjen për familjen.
“Të gjithë politikanët nuk na lanë vetëm në këtë kohë ngushëllimi. Dhimbja jonë po na shkatërron. U dorëzua certifikata “Dëshmor i atdheut” dhe mendoj se ishte më e mira e mundshme që të na lehtësojë dhimbjen.
Sot po qan vetëm një nënë dhe qan vetëm një baba e jo shumë nëna e shumë baballarë. Edhe ju si gazetarë na keni ndihmuar që të gjejmë djalin. Kemi gjetur mbështetje nga të gjithë”, tha xhaxhai i Arjan Salës.