FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dhimitër Beratti, një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë

Homazh nga Edi Rama

Dhimitër Beratti u nda nga jeta në Romë në shtator 1970. Ai ishte njëri prej tri adashëve të kolonisë shqiptare të Rumanisë, së bashku me Dhimitër Zografin dhe Dhimitër Emanoil Mborjen, pa të cilët udhëtimi diplomatik i Ismail Qemal Beut në vjeshtën e 1912 nuk do të ishte kurorëzuar me sukses.

Dhimitër Beratti nuk iu nda Plakut të Vlorës përgjatë gjithë itinerarit Bukuresht, Predeal, Vjenë, Trieste, Durrës, Vlorë, duke u bërë një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Të tre Dhimitrat u poqën sërish në Vlorë në nëntor 1912 dhe nënshkruan së bashku Deklaratën e Pavarësisë. E ndërsa dy të parët u kthyen në Bukuresht, Beratti, i pajisur me diplomat më prestigjoze të kohës, shërbeu me modesti dhe kapacitet të plotë pranë Qeverisë së parë shqiptare. I detyrohemi këtij personaliteti menaxhimin e gazetës “Përlindja e Shqipënies”, e cila u bë de facto zëdhënësja e veprimtarive të para të Shtetit të pavarur shqiptar, si edhe ngritjen me shumë mundime e në mënyre progresive të shërbimit të jashtëm shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç karrierës diplomatike që filloi të ushtronte kësodore, Dhimitër Beratti i kushtoi rëndësi publicistikës në gjuhë të huaj mbi Shqipërinë, duke u munduar për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë sidomos në Europë. Elita e kohës e numëronte mes personaliteteve të spikatur dhe hulumtuesve me seriozë. Kozmopolit prej formimit, detyrave të larta përfaqësuese që ushtroi për dy dekada dhe afiniteteve personale, Beratti u josh nga vegimet e viteve ‘39-43, por pa rënë pre e dogmave totalitare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mërgoi më pas në Itali, ku u shqua prej penës së hollë dhe kontributit studimor në faqet e revistës “Shejzat”. Me 1968, ishte një nga përfaqësuesit e Shqiptarëve të mërguar, në takimin solemn me Papën Pali VI, me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Vdiq larg Shqipërisë, i harruar dhe mallkuar në heshtje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?