Dhjetë batutat politike të javës

 

Pas një jave me tensione, relaksohuni dhe shijoni ato që vlerësohen si dhjetë batutat e javës nga Ilir Kulla.

  1. Njeriu më i pakënaqur me qeverinë Rama është Edi Rama- Gramoz Ruçi.
  2. Ju jeni kafshë- Ministri, deputetes.
  3. Ça ke me Vlorën o kafshë- Deputeti, kolegut.
  4. Veza është shprehje e demokracisë së sotme- Kryeministri.
  5. Ani bre, vezë edhe n’rrugë- Ministri i Drejtësisë së Kosovës pas sulmit me vezë të Vetëvendosjes.
  6. Sportingu, katastrofë në Elbasan- Gazeta më e madhe portugeze.
  7. Zogu, ti je personazhi më i njohur jo në botë, por në Europë- Aldon Lipe për Zogun e Tironës.
  8. Drejt parlamentit me donjitet- Deputeti i Lezhës, Ndocaj.
  9. Politika më futi në burg e s’të jep as rrogën- Deputeti Frroku kërkon rrogën që nga marsi.
  10. Edhe gjermanët ecin në Tirane pa rrip sigurimi- Kryeministri për ambasadorin gjerman.

SHKARKO APP