Dhjetra të plagosur në protestat kundër Gruevskit

 

Dhjetëra qytetarë të plagosur rëndë janë paraqitur mbrëmë në qendrën e urgjences të Shkupit pas protestave përpara qeverisë të cilat u shkaktuan pas denoncimit tè opozitës për një vrasje shtetërore. Të lënduar ka edhe nga qytetarët e edhe nga policët. Përveç të lënduarve janë mbi 20 persona të arrestuar. Turmat e protestuesve janë shpërndarë nëpër qytet dhe policia është vënë në ndjekje të tyre. Jozyrtarisht mësohet se kryeministri Nikolla Gruevski, nga baza e vëzhgimit të kamerave të Policisë së Shkupit i ka ndjekur protestat dhe ka dhënë urdhër se si të veprohet. Qytetarët kanë vazhduar të hedhin fishekzjarrë dhe të brohorisin “vrasës”, “dorëheqje” dhe “largohuni” para godinës së qeverisë. Shkas i kësaj proteste ishte ”bomba” e djeshme e liderit të opozitës Zajevit, i cili bëri publike disa detaje rreth vrasjes së qëllimshme të të riut Martin Neshkovski para disa viteve nga ana e një truproje të kryminstrit Gruevski. 24 vjeçari Neshkovski u vra në sheshin e Shkupit, ku partia në pushtet VMRO-DPMNE po festonte fitoren e arritur në zgjedhjet e vitit 2011. Ndërsa sipas ‘bombës’ së publikuar autori i vrasjes është anëtar i Ministrisë së Brendshme dhe se ai ishte pjesëtar i afërt i shërbimit të sigurisë së kryeministrit. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi se kjo vrasje zbulohet se është kryer nga njerëz të pushtetit dhe se është bërë fshehja e saj. “Dëgjohet se si Sasho Mijallkov pranon se vrasja është kryer nga Igor Spasov derisa ka qenë në detyrë”, theksoi Zaev, duke shtuar se pushteti kishte bërë planin për të fshehur vrasjen. “Të jemi gjithë në shesh dhe të rikujtojmë kriminelët se asnjëherë nuk do të harrohet kjo. Drejtësia do të bëj të veten”, thuhet në thirrjen e grupeve protestuese përmes rrjeteve sociale, transmeton  INA.

SHKARKO APP