Dhoma Amerikane e Tregtisë, ceremoni të posaçme për ambasadorin Arvizu

Një ceremoni përmbyllëse do të zhvillohet sot për ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në përfundim të misionit të tij në Shqipëri.

Dhoma Amerikane e Tregtisë do të organizojë sot në ‘Sheraton’ ora 19.30 mbrëmjen festive të fundvitit, si dhe një ceremoni përmbyllëse me ambasadorin Arvizu në përfundim të misionit të tij në Shqipëri.

Kjo mbrëmje bashkon nën urimin e festave të gjithë anëtarët e Dhomës, si dhe miq e të ftuar nga ministritë dhe institucionet shtetërore me të cilat Dhoma Amerikane punon gjatë vitit.

Kjo mbrëmje është një moment i festës dhe analizës që Dhoma i bën aktivitetit të saj gjatë një viti, dhe me këtë rast dëshiron edhe që t’i përcjellë falënderimet e veta per bashkëpunimin ambasadorit Arvizu.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një organizatë private e biznesit, e angazhuar për të ndihmuar në përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri si dhe në përmirësimin e imazhit të biznesit shqiptar në tregjet amerikane dhe ndërkombëtare.

SHKARKO APP