Dhoma e Tregtisë nënshkruan marrëveshje me biznesin sllovak
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë firmosi një marrëveshje bashkëpunimi me dhomën e industrisë së Sllovakisë.
Marrëveshja ekonomike mes dy shteteve ka për qëllim afrimin e sipërmarrjes sllovake në vendin tonë dhe anasjelltas.
Kreu Dhomës së Tregtisë Nikolin Jakaj dhe homologu i tij sllovak Igor Junas Gargantuan se do të intensifikohen më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
Jakaj: Marrëdhëniet tona ekonomike datojnë në kohë të hershme, por realisht është momenti, sipas bisedës që bëra me Presidentin e Dhomës, që ne të intensifikojmë marrëdhëniet ekonomike ndërmjet vendeve tona duke parë edhe interesat e sipërmarrësve tanë janë të interesuar për të fokusuar edhe marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve.
Sipërmarrësit diskutuan në fushat konkretet që mund të bashkëpunohet mes Shqipërisë dhe Sllovakisë për eksporti-import fruta-perime, vaj ulliri, produkte të mishit. Gjithashtu fushat e bashkëpunimit është dhe ajo e tregtisë së mallrave bujqësore, dhe e substancave farmaceutike.-Ora News
KOHA JONË SONDAZH

