Dhuna e policisë ndaj opozitës, Lulzim Basha shkon tek zyrat e FRD: Rama ka humbur mendjen
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar tek zyrat e FRD pas përplasjes së sotme ku Policia Bashkiake kërkonte të lironte zyrat, raporton gazetari Osman Stafa.
Në përplasje u përfshi edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili pasi u njoftua shkoi tek zyrat dhe u kërkoi Policisë Bashkiake të dalin jashtë. FRD është pjesë e koalicionit të PD me aleatët, teksa kryetar ka Sali Shehun.
Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se akti i sotëm i policisë kundër një partie opozitare është urdhëruar nga Edi Rama. Basha u shpreh se asnjë akt dhune dhe provokim nuk e ndalon opozitën nga fitorja e thellë e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Asgjë se tremb opozitën. Rama ka humbur mendjen. Ka ikur nga fiqiri nga frika e drejtësisë”, tha kreu i PD.
Basha tha se kryeministri Edi Rama po vepron “si ajo bisha e plagosur”, të cilës “duhet t’i ruhesh”. Basha e grisi letrën e dërguar nga Bashkia e Tiranës për lirimin e ambienteve, por më parë pyeti Sali Shehun nëse i duhej apo jo letra. “Është ajo që populli shqiptar njeh si ruaju bishës së plagosur. I them bishës së plagosur nuk ke shans ta trembësh apo ta frikësosh popullin dhe opozitën. 25 prilli është ditë ndryshimi. Këtë e dini ju, ne, faktori ndërkombëtar, këtë e di mirë dhe Edi Rama. Ka humbur mendjen, ka dalë nga fiqiri i mendjes prej drejtësisë që e pret atë. E kanë shndërruar shtetin në një letër bakalli si puna e kësaj”, u shpreh Basha.
Lexoni edhe…
- Reagojnë drejtuesit e Opozitës pas përplasjes së policisë me FRD dhe Presidentin
- Dhuna e policisë ndaj opozitës, Agron Duka: Provokim i rëndë, ndërkombëtarët të reagojnë
- Policia dhunon opozitën. Presidentin Meta shkon në zyrat e FRD: Zbatoni ligjin. Mos u bëni si policia e Mubarakut
- Fatmir Mediu: Ky s’është shtet, por një grup banditësh
- Pse kërkon bashkia të nxjerrë jashtë godinës FRD-në 2 javë pas firmosjes së koalicionit me opozitën e bashkuar
- “Veprim puçist e terrorist i Ramës”, Berisha: Ja pse e urdhëroi pushtimin e zyrave të FRD!
- Dhuna e policisë ndaj opozitës, Ndoka: Roli i Presidentit Meta në këto momente është jetik
- Vasili: Asnjë horr qeveritar dhe pis bashkiak nuk dhunon dot opozitën
- “Veprim puçist e terrorist i Ramës”, Berisha: Ja pse e urdhëroi pushtimin e zyrave të FRD!
- Martin Henze: Ambasadorë përse nuk flisni? Policia kërcënoi Presidentin e Republikës