Dhuna e policisë, pezullohen dy efektivët (VIDEO)

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka marrë të gjitha masat për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të disa punonjësve të Policisë të cilët në mënyrë të paligjshme kanë ushtruar dhunë ndaj një qytetari.

Në një njoftim për mediat, bëhet e ditur se Policia e Shtetit me të marrë dijeni për ngjarjen ka nisur menjëherë verifikimet, duke identifikuar punonjësit e policisë që janë përfshirë në të.

“Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë këta punonjës u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre filloi procedimi administrativ.  Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit e konsideron këtë sjellje një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut si dhe një goditje të rëndë për imazhin e institucionit. Kjo sjellje është e papranueshme për standardin e shërbimit policor.  

Megjithatë ajo është e sigurt se veprime të tilla të punonjësve të veçantë të policisë nuk mund të hedhin poshtë punën e institucionit në shërbim të qytetarit.”,- thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Për të parë videon ku dhunohet një qytetar klikoni KËTU 

SHKARKO APP