Dhu*na ndaj 3-vjeçares, Mjekësia Ligjore kryen aktin e ekspertimit. Nën hetim edhe 4 efektivë

3-vjeçarja e cila theu këmbën dhe u dhunua te kopshti pa licencë ”Stinët” në zonën e ”Ali Demit” në Tiranë, ka tronditur mbarë opinionin publik. Ndaj për këtë akt monstruoz nga ana e edukatores Majlinda Dehima, Mjekësia Ligjore bën me dije se ka kryer aktin e ekspertimit. Ekspertimi është kryer me datë 7 nëntor dhe një ditë më pas, rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet.

Nga ana tjetër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet dhe ka përcjellë në Prokurorinë e Tiranës dosjen për katër efektivë të Komisariatit nr. 1. Rustem Dervishi, Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj dhe një i katërt që ditën e denoncimit ka qenë i gatshëm, janë nën akuzë për shpërdorim detyre dhe gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar se e kanë neglizhuar çështjen, duke thënë se do të vijonin hetimin të nesërmen dhe në vijim.

Efektivët nuk kanë verifikuar sipas ligjit dokumentacionet e kopshtit, siç rezultoi më vonë i palicensuar Ministria e Arsimit. Hetuesit po vijojnë hetimet për të parë nëse efektivët e akuzuar kanë përfituar ryshfet për të lehtësuar pozitat e pronarëve të kopshtit privat. Kjo mbetet në kuadër të dyshimeve fillestare pasi për momentin nuk ka prova për ngritje akuze.

SHKARKO APP