Dhuna ndaj Dollapit, Kryemadhi: Rama e banda e tij do mbajnë përgjegjësi

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD, Sait Dollapi nga forcat e rendit si edhe ish deputetes Albana Vokshi.

“Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sait Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar. Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranës, pjesmarrës në protestë apo jo.”-shkruan Kryemadhi ndërsa shton se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?