Dhuna ndaj fëmijës 3 vjeç, ndiqen penalisht edhe dy edukatoret e kopshtit ‘Diren’
Pas arrestimit të administratores së kopshtit ‘Diren’ Anjeza Shabani, edhe dy edukatoret e punësuara do të ndiqen penalisht nga Prokuroria e Tiranës.
Ato do të hetohen në gjendje të lirë për moskallëzim krimi, pasi rezulton se ishin në dijeni të dhunës së ushtruar ndaj famijës nga pronarja Anjeza Shabani prej disa kohësh.
Megjithatë, hetimi ndaj edukatoreve do të vazhdojë në gjendje të lirë pa u arrestuar. Ndërkohë, administratorja e kopshtit Anjeza Shabani ka pranuar në polici dhunën ndaj fëmijës, por pas kësaj edhe e kishte puthur dhe përqafuar, gjë që nuk pasqyrohej në video sipas saj.
Ajo pritet që të dalë ditën e nesërme para Gjykatës së Tiranës për masë sigurie.
KOHA JONË SONDAZH

