Dhuna ndaj grave më alarmante se kanabisi
Gratë dhe vajzat që vriten me “urdhër mbrojtje”, është shqetësimi më alarmant i shoqërisë, sidomos gjatë viteve të fundit. Në nëntë muajt e parë të këtij vit, janë vrarë 15 gra në vendin tonë, disa prej të cilave të pajisura në letër me urdhër mbrojtje.
Policia e Shtetit nuk e ka kryer misionin e mbrojtjes së jetës, ndaj nga shoqëria civile kërkon që strukturat shtetërore të mos heshtin ndaj rasteve të dhunës.
Në 6 muajt e parë të këtij viti, kërkesa për urdhër mbrojtje nga gratë ka qenë 40.8 % më i lartë, krahasuar me 2020.