Dhuna ndaj libanezit, Crawford: Ngjarja, ndikim tek investitorët

Dhoma Amerikane e Tregtisë bën apel për krijimin e një ambjenti më të sigurt për investitorët e huaj.

Pas largimit të investitorit amerikano-libanez pas dhunës së ushtruar ndaj tij, Marc Crawford  shprehet se shqetësim është fakti se ky rast mund të ndikojë tek  ardhja e investitorëve të tjerë.

Sipas tij, siguria është një ndër elementët më të rëndësishëm në thithjen e investimeve pas nivelit të taksave.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të krijojmë një imazh pozitiv për Shqipërinë dhe çdo gjë që na pengon ne të krijojmë një imazh pozitiv është shqetësim. Jo vetëm për ato 450 milion euro që do të humbasim tani, por dhe nëse krijohet një ftohje për sektorin. Nëse ai do të kishte realizuar projektin e tij me sukses do të ishte si një magnet për të tjerët. Do vinin dhe restorante, shërbime rreth e rrotull”, tha ai për “Ora News”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siguria sipas Crowford është një ndër elementët më të rëndësishëm për investitoret pas nivelit të taksave. Ndërkohë që kërkon të zgjidhet edhe problemi i pronave.

“Kemi qenë konstant duke kërkuar të jemi konkurent me rajonin me taksat, por duhet siguri. Nëse kemi një taksë shumë të mirë apo taksë zero, por nëse nuk kemi imazh pozitiv në siguri nuk vinë investitorët. Shqipëria nuk është vendi i vetëm në botë që ka bregdet”, shton ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?