Dhuna në kopësht/Babai rrëfen tmerrin: Fëmija në shtëpi godiste kokën me grushte

“U bëj apel prindërve të kontrollojnë herë pas here kopshtet ku lënë fëmijët. Të mos i ccojnë aty dhe të ikim, sepse për një makinë që ccojmë në servis shkojmë disa herë dhe kontrollojnë se si po riparohet (që është gjë materiale) dhe jo më për një fëmijë…”. Ky është mesazhi që jep sot, babai I djalit 3 vjeccaar që u rrah barbarisht nga administratorja e kopshtit privat Deren në Sauk. Ajo (Anjeza Shabani) është sot prapa hekurave duke u përballur me d yakuza dhunë ndaj të miturave dhe shpërdorim detyre. Babai I fëmijës së dhunuar kërkon dënim maksimal për të. Sakaq ai jep edhe të tjera të dhëna tronditëse.

E para. Babai tregon se ditën kur ka ndodhur ngjarja që u filmua nga STOP (14 Qershor 2016) fëmija ka qarë gjatë ditë pasdites dhe darkës. Madje fëmija është ngritur në mesnatë, duke qarë dhe qëlluar kokën me grushte. Babai e ka filmuar këtë episod tejet të dhimbshëm të fëmijës së tij dhe e ka vendosur në dispozicion të STOP-it.

E dyta. Babai i fëmijës së dhunuar përmend me emra edhe 3-4 fëmijë të tjerë të dhunuar në këtë kopësht nga Shabani dhe një edukatore tjetër e kopshtit Deren.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?